Ndizen qirinj në nderim të viktimave të 11 shtatorit
11 shtator 2018
| 20:47
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarë të kabinetit të tij e bashkëpunëtorë, kanë ndezur qirinj në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Shefi i Qeverisë, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Anita, kanë ndezur qirinj në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Qirinj kanë ndezur edhe shumë qytetarë.
Ndryshe, sot janë bërë 17 vjet nga sulmet terroriste në ShBA, kur dy aeroplanë të grabitur nga terroristët u përplasën për Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Institucionet dhe partitë politike të Kosovës sot kanë nderuar kujtimin për viktimat e këtyre sulmeve.