Ndizen qirinj në Skënderaj, nderohen bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci

26 korrik 2021 | 23:17

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se janë ndezur qirinj në sheshin “Adem Jashari” në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin që ndodhi në Kroaci.

Ai këtë njoftim e bëri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera tha se në këtë aktivitet morën pjesë shumë qytetarë, përcjell Klankosova.tv.

“Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, bashkë me familjen time, bizneset e qytetit tonë dhe qytetarë ndezëm qirinj në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj”,

Tutje, Jashari theksoi se në këto ditë të vështira e plotë pikëllim po solidarizohen me familjet që humbën më të dashurit e tyre si dhe u shprehu ngushëllime familjeve dhe shoqërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se…