Ndizen qirinj për asamblistin e PDK-së Labinot Aliaj

14 nëntor 2020 | 17:28

Në qytetin e Istogut janë ndezur qirinj me rastin e vdekjes së asamblistit të PDK-së në këtë komunë, Labinot Aliaj.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, përfaqësues të Komunës së Istogut dhe qytetarë të shumtë kanë ndarë dhimbjen me familjen Aliaj, raporton “Epoka e re”.

Nesër (e diel) në orën 10:00, Kuvendi i Komunës së Istogut do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Labinot Aliaj.

Mbledhja komemorative do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Istogut, kati III.

Labinot Aliaj, 28 vjeç, ndërroi jetë sot.

Labi ishte një aktivist i palodhshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, zë i fuqishëm i qytetarëve në Asamblenë Komunale në Istog, dhe si një i ri, ishte edhe humanist i madh. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)u ka bërë…