
Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë (Foto)
15 janar 2021
| 21:13
Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, kudo në botë shqiptarët sonte kanë ndezur qerinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Ky aktivitet ka ardhur pas thirrjes së Qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’, ku ka ftuar të gjithë shqiptarët që të ndezin qerinj në dritaret dhe ballkonet e tyre në shenjë përkujtimi të të gjitha viktimave të këtij gjenocidi.
“Sot, më 15 janar 2021, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, babai im Beqir Berisha, ndezi një qiri në shenjë përkujtimi të të gjitha viktimave të këtij gjenocidi”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti.