Ndjekësit acarohen keq me miliarderen e re
Miliarderja e re, Kylie Jenner, është vënë edhe njëherë tjetër në qendër të kritikave. Kjo për shkak se promovoi në rrjetet sociale linjën e saj të re të make-up-it. Ndjekësit nuk e pritën aspak mirë postimin që ajo bëri ditën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Vajzë nuk është koha për të promovuar markën tuaj”, i shkruan një ndjekës. Një tjetër shton: “Kylie, po zhvillohen zgjedhje. Mendoj se kjo mund të kishte pritur?”.
“Kjo është kaq egoiste dhe e qetë”, vijon një tjetër koment që pasohet nga: “Vërtetë keni postuar në Twitter për biznesin tuaj ???? Nuk e di nëse je në dijeni por ka ZGJEDHJE sonte”.
Këto kritika kaq të ashpra të yllit televiziv vijnë në një moment kur edhe dy motrat e saj Kendall dhe Kim Kardashian u kritikuan pasi bënë festa të çmendura me rastin e ditëlindjes. Që të gjithë të ftuarit u paraqitën pa maska dhe pa distancim social në mes të pandemisë.