Ndodh çudia në Itali, avionin e izolojnë me ngjitës, plasin polemikat (Video)
Surprizat nuk kanë fund. Se mund të izolohej çarja në një avion me ngjitës letre, këtë nuk na e kishte marrë mendja. Dhe kështu ka ndodhur në aeroportin e Kaljarit në Itali. Ish-kryetari i rajonit të Sardenjas dhe njëkohësisht ish-deputet, Mario Pili, publikoi në rrjetet sociale një video të një avioni që ishte izoluar me ngjitës letre.
Kjo ka shkaktuar debate të mëdha mes atyre që pretendojnë se kjo është një praktikë e pranuar dhe atyre që mendojnë se avioni në këtë rast është i pasigurt.
Avioni në fjalë do të shkonte nga Kaljari në Romë. Por ajo që bën përshtypje janë ngjitëset në ngjyrë të argjendtë.
Disa njerëz mendojnë se kjo nuk është ndonjë gjë jo normale pasi është përdorur për riparime të përkohshme dhe është shumë e fortë.
“Keni udhëtuar ashtu kushedi sa herë pa e kuptuar”, ka shkruar një person në komentet tek postimi i Pilit.
“Aq e sigurtë saqë hiqet”, iu përgjigj ish-zyrtari italian.
Në fakt në videon e publikuar nga ai duket se një pjesë e ngjitëses është shkëputur.
“Pavarësisht llojit të ngjitëses unë paguaj një biletë dhe pres minimumin e sigurisë, kërkoj të fluturoj në një avion që i ka të gjithë komponentët. Jam i sigurt se 99% e pasagjerëve, nëse do ta shikonin këtë nuk do të kishin hipur në avion”, tha një tjetër.