Ndodh dhe kjo: Shkaktoi qëllimshëm aksident e s’iu ndal policisë pastaj vetaksidentohet rëndë!
Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Magzit të Prishtinës rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore.Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar.
Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”
Ahmeti tha se lidhur me rastin, policia ka nisur trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që e kanë karakterizuar rastin.
“Lidhur me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.Bazuar në të dhënat fillestare,në koordinim me prokurorin është iniciar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone” deklaroi Ahmeti.
Foto: Ilustrim