Ndodh e pabesueshmja, foshnja tetëmuajshe në gjyq për borxhin 13 000 euro

20 dhjetor 2019 | 11:07

Një gjyq i jashtëzakonshëm po zhvillohet në qytetin gjerman të Zwickaut. Një foshnjë tetëmuajshe është në gjyq për shkak të një borxhi të trashëguar prej 13 000 eurosh.

Mila trashëgoi borxhin e gjyshit të saj dhe mund të dënohet për faturat e telefonit dhe abonimin në kanalin sportiv Sky.

E gjithë çështja filloi kur gjyshi i Milës, Roni, ndërroi jetë në vitin 2018 dhe nëna e saj, Sophie Reinold, 19-vjeçare, ishte gjashtëmuajshe shtatzënë.

Ajo dhe i dashuri i saj refuzuan ta paguanin borxhin e tyre pasi u thirrën në gjyq pas lindjes së vajzës. Ky vendim i tyre rezultoi me ftesë në gjyq për Milën, e cila, sipas ligjeve në fuqi, kishte trashëguar borxhin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Ahmetaj është rikthyer në ekzekutiv si ministër Shteti për…