Ndodh edhe kjo: I keqësohet gjendja në Zvicër, gjen shërimin në Kosovë
Ne jemi mësuar të shohim kronika të rënda televizive, ku familjarët kërkojnë mbështetje financiare për t’i dërguar të afërmit e tyre për shërim jashtë vendit, por të shohim dikë që shkon nga Zvicra në Kosovë për të kërkuar shërim, është e rrallë. Megjithatë kjo ka ndodhur dhe 11 vjeçja është drejt shërimit të plotë falë mjekimit alternativ që ka gjetur në Kosovë.
Si ka ndodhur ngjarja e rëndë
Aurora Idrizi ishte përvëluar me ujë të nxehtë para disa javësh në shtëpinë e saj. Krahu i djathtë i saj kishte pësuar djegie të shkallës së dytë B, që nënkuptonte dëmtim të thellë, gjegjësisht djegie të trupit.
Ajo kishte vuajtur shumë për dy javë me radhë duke u trajtuar me metoda të ndryshme mjekimi që kishin provuar mjekët e spitalit të St. Gallenit. Por ata nuk po arrinin ta shëronin plagën pa ndërhyrje kirurgjikale.
Gjendja e krahut të Aurorës, në Zvicër
Mjekët në fjalë kishin planifikuar një operacion ku Aurorës do t`i merrej një pjesë e lëkurës nga koka dhe do t`i qepej në pjesën e djegur të krahut të djathë. Për të ruajtur kështu sado pak natyralitetin e lëkures, sepse ndryshe, mjekët i kishin thënë babait të Aurorës, vajzës do t`i dukej plaga e djegies përgjithmonë dhe më e keqja, plaga nuk po shërohej.
“Pas dy javësh trajtim, Aurorës iu keqësua gjendja edhe më shumë. Mjekët po më kërkonin leje për ta operuar, duke më treguar se do t`i merrnin lekurën nga koka për t`ia vënë në pjesën e krahut të djegur. Ata më thanë s’ka tjetër mundësi përveç operacionit dhe shenjat e djegies në krah do të mbeten. Kurse nëse nuk funksionon operaconi i parë, duhet bërë edhe ndërhyrjen e dytë”, i kishin thënë mjekët babait të Aurorës, Imri Idrizit.
Si vendosin prindërit ta anulojnë operimin e vajzës në St. Gallen
Të brengosur e në hall, prindërit ishin vënë para një sprove të dytë me fëmijën e tyre që po vuante me djimbje të mëdha djegien që i kishte shkaktuar uji nxehtë, të cilin ajo e kishte vluar vetë në kuzhinë pa e vërejtur prindërit.
Atyre u duhej të vepronin shpejt, sepse mjekët kantonalë të St. Gallenit po kërkonin ndërhyrjen kirurgjikale pa ju dhënë garancion që krahu do të shërohej. Mbi të gjitha, krahu duhej futur në gjips dhe të vazhdonte mjekimi me një procedurë e terapi të gjatë njëvjeçare”, tregon babai i vajzës, Imri Idrizi.
Gjatë trajtimit në spitalin e St. Gallenit
Pak para se të futej vajza në sallën e opercaionit, prindërit kishin marrë një thirrje telefonike nga Kosova. Atje, një familjar i tyre ju sugjeronte një mjek popullor që kishte trajtuar me sukses raste të këtilla të djegieve të shkalles së lartë.
“Pas një konsulltimi të shkurtër me familjarët dhe një telefonate konsultuese me mjekun popullor, i cili më tha ta sillja vajzën se do ta shëronte, ne anuluam operacionin. Me vrap paketuam rrobat e nevojshme për të zënë avonin e parë në drejtim të Prishtinës, ku do të fillonte mjekimi popullor për disa ditë me radhë”, tregon nëna e Aurorës.
Ajo kishte shkuar në Kosovë me vajzën dhe në fshatin Lubishtë të Vitisë kishin marrë trajtimin e parë të plagëve nga mjeku popullor Shefqet Lubishta.
Ilaçi i tij është përbëhet nga bimë të ndryshme malore të rrethit, të cilat ai i përzien dhe me të mjekon me sukses plagë të shkaktuara nga djegia dhe sëmundje të tjera.
10 ditët çudibërëse
Aurora ka qëndruar 10 ditë në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë nën përkujdesje 24 orësh nga një motër medicinale dhe e ëma. Ato i kishin qëndruar Aurorës mbi kokë me lëngun e bimëve të mjekut popullor, të njohur si Shefqet Lubishta.
“Kemi qëndruar dhjetë ditë rresht në Kosovë duke e trajtuar 24 orë në ditë me spërkatje të lëngut, unë, nëna e saj, bashkë me një motër medicinale dhe kunatën. E kemi mjekuar me ndërrime për dhjetë ditë nga 24 orë pa ndërprerë” tregon nëna e vajzës përderisa tregon krahun e Aurorës së trembur nga dhimbjet që i kishte shkaktuar djegia.
Pas trajtimit në Kosovë
Vajza tashmë është shëruar pothuajse plotësisht. Pas dy javësh trajtimi në Kosovë ajo është kthyer në Zvicër me vetëm disa shenja të vogla, të cilat me kalimin e kohës do të zhduken tërësisht, besojnë prindërit duke u bazuar ne eksperiencën e mjekut popullor, i cili ka trajtuar me sukses raste të këtilla.
Këtë formë mjekimi popullor, Shefqet Lubishta e ka trashëguar nga prindërit e tij dhe ka 30 vite që e praktikon. /Albinfo.ch