Ndodh në Greqi | Delet konsumojnë 300 kg kanabis, fermeri: Nisën të kërcenin si dhitë

21 shtator 2023 | 18:53

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Volos të Greqisë. Një fermer ka treguar për një emision radiofonik se delet e kishin konsumuar plot 300 kilogram kanabis.

Ai tha se bimët e kanabisit ishin mbjellë për përdorim medicinal, por delet i kishin konsumuar të gjitha.

“Unë jam mirë, por delet nuk janë edhe aq mirë. Janë çmendur, po kërcejnë edhe më lart se dhitë”, deklaroi fermeri.

Ai shpjegoi se si ndodhi ngjarja e çuditshme.

“Ne jemi impianti më i madh i kanabisit serrë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Humbëm 80% të prodhimit tonë nga përmbytjet. Teksa po përpiqeshim të ruanim gjithçka mundëm, papritur brenda serrës shohim delet dhe dhitë që kullosin normalisht”, shtoi pronari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë te “Kroni…