Ndodh në QKUK, 13-vjeçarja bëhet nënë
Një 13-vjeçare nga Elbasani e që jeton në Gjakovë, është bërë për herë të parë nënë.
Këtë e ka konfirmuar Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë.
Ai ka thënë se pavarësisht se ishte lindje e parakohshme, lindja është bërë në mënyrë normale.
“Foshnja është e gjinisë femërore dhe ka lindur dje në ora 10:05. Pesha e foshnjës është 1 mijë e 900 gramë ndërkaq gjatësia 50 centimetra. Kjo ka qenë një lindje normale dhe është lindja e parë për nënën. Do me thënë kjo është lindje para kohe ky fëmijë ka ardhur në jetë në javën e 33-të”, ka deklaruar Gojnovci për “lajmi.net”.
Gojnovci ka thënë se në bazë të deklaratës, nëna është 13-vjeçare dhe e lindur në Elbasan, por që jeton në Gjakovë.
“Viti i lindjes nënës është 2005 dhe është e lindur në Elbasan në Shqipëri dhe jeton në Gjakovë në bazë të deklaratës që ka dhënë”, ka thënë Gojnovci.
Drejtori Gojnovci ka treguar po ashtu se foshnja për momentin është duke u trajtuar në kujdesin intensiv në Neonatologji.