Ndodh në QKUK intervenimi i rrallë në zemrën e 14-vjeçarit

21 mars 2024 | 12:59

Në Qendrën Klinike dhe Universitare (QKUK) ka ndodhur një intervenim i rrallë në zemrën e një fëmijës, të moshës 14 vjeçare.

Ky intervenim ka të bëjë me kateterizimin.

Procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.

“Fëmija L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve. Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë . Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kaluar pa komplikime. Fëmija pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Fëmija pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHTIRJE   Aty ku vdesin ëndrrat Fëmijët nuk guxojnë ta…