Ndodh në SHBA, mjeku vjedh dozat e vaksinës antiCovid për t’ia dhënë familjes dhe shokëve
Një mjek akuzohet se ka vjedhur nëntë doza vaksine për koronavirusin për t’ua dhënë familjarëve dhe miqve.
Mjeku Hasan Gokal akuzohet për vjedhjen e dozave në një qendër vaksinimi në Houston të Teksasit më 29 dhjetor.
Prokuroria tha se pasi vodhi dozat, mjeku filloi të mburrej tek një koleg, i cili më pas u ankua tek menaxheri. Menjëherë pas këtij veprimi, spitali vendosi pushimin nga puna të mjekut. Çfarë bëri ai është e paligjshme dhe do të mbahet përgjegjës sipas ligjit, tha prokurorja, Kim Ogg.
Ndërkohë nga ana tjetër, avokati mbrojtës i mjekut tha se vaksina do të kishte skaduar sidoqoftë. Doktori Gokal është shërbyes i dedikuar ndaj publikut. Ai u sigurua që dozat e vaksinës që do të kishin skaduar të shkonin tek njerëzit që i plotësojnë kriteret, tha ai.
Gjykata do ta marrë vendimin në ditët në vijim, ndërkohë që Gokal mund të përballet me një dënim prej 1 viti burg dhe një gjobe 4000 dollarëshe.