Ndodhi edhe kjo, videotelefonatë nga hapësira
05 shtator 2021
| 09:44
Tre astronautë kineze biseduan me përfaqësues të të rinjve të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, përmes një videotelefonate, të realizuar pasditen e së premtes.
Eksploruesit e kozmosit, të stacionit hapësinor Tiangong, iu përgjigjën pyetjeve të të rinjve dhe u treguan atyre se si të realizojnë eksperimentete, të bëjnë ushtrime dhe të pinë ujë në një ambient pa gravitet, citon “Xinhua”.
Nie Haisheng, Liu Boming e Tang Hongbo ndodhen në hapësirë që prej qershorit, kur udhëtuan me anijen kozmike Shenzhou-12.