Ndoqi këshilla estetike në TikTok, e reja humb shikimin dhe i dëmtohet fytyra

13 maj 2021 | 19:36

Ndjekja e këshillave për shëndetin dhe bukurinë në TikTok, pa asnjë kriter mund të jetë e rrezikshme.

Në këtë platformë qarkullojnë këshilla nga shumë profesionistë, por edhe truke që nuk kanë bazë shkencore dhe mund të jenë të dëmshme për ata që i ndjekin.

Influencuesja, Tilly Whitfield, pasi aplikoi në fytyrë metodat që pa në një video në aplikacion, përfundoi në spital me fytyrë të dëmtuar dhe me humbje të përkohshme të shikimit.

Nëpërmjet në postimi në Instagram, influencuesja i kërkon ndjekësve të mos i besojnë videove dhe këshillave që qarkullojnë në TikTok, pasi nga eksperienca personale, fytyra e saj u infektua.

Ajo shkruan: “Ky është rezultati, që i bëra vetes duke u përpjekur të kopjoj një video bukurie në Tik Tok. Ju lutem mos provoni asnjë video bukurie “DIY” (bëje vetë) ose “në shtëpi”. Unë përfundova në spital me humbje të përkohshme të shikimit për shkak të ënjtjes dhe fytyrë të dëmtuar nga infeksioni. Fytyra ime u bë panjohur. Unë nuk duhet ta kisha bërë. Kam kopjuar një video të TikTok dhe e gjithë fytyra ime është dëmtuar. Besojini vetëm profesionistëve. Literalisht i futa gjilpërat thellë në lëkurën time sipas rekomandimit të TikTok-eres”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm Rripi i Gazës u bë sërish objektiv…