“Ndoshta do më rrihte…”/ Adrola zbulon ngacmimin më të shëmtuar nga një djalë: U nisa për ta shklyer

14 maj 2022 | 11:12

Modelja Adrola Dushi, e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas” nën moderimin e binjakëve Veshaj, ka zbuluar ngacmimin më të shëmtuar nga një djalë.

Adrola tregoi se para shumë vitesh, një djalë në Tiranë e ka ngacmuar duke e prekur fizikisht dhe kjo gjë e ka irrituar shumë.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Kur erdhe nga Rrësheni në fillim, ty të kanë ngacmuar çuna apo jo?

Adrola: Po!

Romeo: Kush është ngacmimi më i keq që ke marrë ndonjëherë, flirtimi më i keq.

Adrola: Unë jam shumë maloke, t’më prekësh me dorë e kam tmerr. E kam bezdi të më prekin meshkujt pa më njohur e kam tmerr. Edhe sikur të më njohësh, nuk dua të më prekësh. Dikush erdhi më kapi më preku, kisha fituar Missin atë kohë, kam qenë me shoqen time, kisha një shishe në dorë. Jam nisur, do bëja skandal, nuk e kappa dot, por do bëja skandal, ndoshta ai do më rrihte, por unë u nisa për ta shklyer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kendall Jenner, modelja miliardere e familjesh Kardashian është bërë MEME…