Ndotja e ajrit zvogëlon inteligjencën e njerëzve
28 gusht 2018
| 21:22
Pas një sërë studimesh shkencore të cilat kanë gjetur se ndotja e ajrit është e dëmshme për mëlçinë, shkencëtarët kinezë kanë kryer hulumtimin i cili gjeti se ky problem ka ndikim shumë negativ në aftësinë verbale dhe numerike të trurit.
Gazeta ‘South China Morning Post’ raporton se ekipi i ekspertëve ka bërë një studim me një mostër prej rreth 32.000 burrave dhe grave në 86 qytete kineze, ku problemi i ndotjes së ajrit është më i pranishëm.
Rezultatet e studimit treguan se të anketuarit në mënyrë të konsiderueshme kanë më shumë gabime në reagimin ndaj testimit në kulmin e ndotjes së ajrit në rritje.
Hulumtimi i shkencëtarëve kinezë u botua në revistën profesionale amerikane “Proceedings od the National Academy of Science”.