Ndriçohet Sahat Kulla në Prishtinë
03 tetor 2022
| 20:47
Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi ai i është nënshtruar një restaurimi disa mujor. Tani, dritat në këtë objekt do të jenë të shumëngjyrëshe.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mbrëmjen e 3 tetorit, ndezi dritat në Sahat Kullë, që është një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit të Kosovës.
Sahat Kulla është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe ndërhyrjet e fundit janë bërë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.