Ndryshime në Formulën 1, gjendet gjuha e përbashkët për garat Sprint
28 shtator 2022
| 16:59
Drejtuesit e Formulës 1 kanë vendosur ta dyfishojnë numrin e garave të sprintit për sezonin e ardhshëm të kampionatit më të shpejtë në botën e automobilizmit.
Krerët e botërorit të këtij sporti ranë dakord për ta çuar në gjashtë numrin e garave të sprintit për edicionin e 74-t të kampionatit të Formulës 1.
Organizatorët e botërorit bashkë me drejtuesit e ekipeve kishin gjetur gjuhën e përbashkët për një ndryshim të tillë që në muajin prill, megjithatë gjithçka u shty për më vonë, për të marrë gjithashtu miratimin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit Mohammed bin Sulayem.