Ndryshime në shtabin teknik të Istogut
Humbja nga Vëllaznimi i Gjakovës me rezultat 4-1 ka ndikuar që besim Podrimaj të japë dorëheqje nga detyra e trajnerit në skuadrën e Istogut. Klubin e Istogut pritet ta udhëheqë Hysni Kabashi.
“Pas humbjes së thellë të Istogut nga Vëllaznimi me rezultat 4-1, Besim Podrimaj ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Istogut. Dorëheqjen e tij e ka pranuar edhe kryesia e klubit. Klubi i Futbollit ‘Istogu’ e falënderon Besimin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar të gjitha të mirat në jetë. Pritet që klubin tonë ta udhëheqin Hysni Kabashi, trajner, Mehdi Arifaj, ndihmëstrajner dhe Driton Dreshaj, ndihmëstrajner. Shpresojmë që ndryshimet e bëra në klubin tonë të sjellin rifreskim në mesin e lojtarëve si dhe rikthim të rezultateve pozitive”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga “Demush Mavraj”.
/Epoka e re/