Ndryshime të mëdha po e presin Gjermaninë, qindra mijëra vende pune do të zhduken
Në shikim të parë, Gjermania po bën mirë. Shkalla e papunësisë është përgjysmuar që nga reformat e vitit 2005.
Edhe një krizë gjigante si pandemia e coronavirusit nuk e ka ndryshuar vendin në mënyrë të konsiderueshme: niveli i papunësisë është rritur vetëm pak – nga 5.0 në 5.9 për qind, shkruan “Deutschewelle”.
Falë masave qeveritare, të tilla si financimi i punës me kohë të pjesshme, shumica e njerëzve kanë qenë në gjendje të mbajnë punën e tyre. Pandemia ka treguar gjithashtu se puna nga shtëpia, ose “zyra në shtëpi”, punon në Gjermani.
Sidoqoftë, ky vend po përballet me ndryshime dramatike për të cilat, sipas shumë ekspertëve, nuk është aspak i përgatitur mirë.
“Gjatë viteve 2020, ne do të përjetojmë një transformim të jashtëzakonshëm në tregun gjerman të punës”, thotë Ministri Federal i Punës Hubertus Heil (SPD).
Dhe këto ndryshime diktohen kryesisht nga dixhitalizimi dhe automatizimi, por edhe nga një zhvendosje e madhe në teknologjitë dominuese, siç është zgjerimi i elektromobilitetit.
Aktivitetet e thjeshta, të cilat kërkojnë një nivel më të ulët kualifikimi, gjithnjë e më shumë do të zëvendësohen me robotë ose kompjuterë – ose punëtorët do të paguhen dobët për to. “Ne tashmë kemi ecur relativisht larg në atë rrugë dhe kemi arritur një lloj ekuilibri”, thotë Schneider për DW. “Ajo që mund të automatizohet është tashmë e automatizuar”, shtoi ai.
Shumë vetura dhe robotë janë përdorur tashmë në sektorin industrial. Dhe në depot e shitësve me pakicë në internet, një pjesë e mirë e punës u mor nga makinat. Ka më pak njerëz që punojnë në to sesa në dyqanet në qendrat e qyteteve gjermane, të cilat janë mbyllur kohët e fundit, transmeton Telegrafi.
Në sektorin e logjistikës, transformimet e mëdha janë akoma për të ardhur: kamionët e mallrave ende operohen nga njerëzit, dhe sipas ekspertëve, është vetëm çështje kohe para se të hiqen punët – dhe kamionët fillojnë të lëvizin në mënyrë autonome. E njëjta gjë vlen edhe për industrinë e taksive, dmth ofruesit nga ai sektor shërbimesh, siç është Uber.
Pandemia e coronavirusit ka zbuluar dobësi të mëdha në këtë drejtim, veçanërisht në fushën e administratës publike.
Zyrat e shëndetit publik shpesh ishin të mbingarkuara, madje duke përdorur makina faksi për të komunikuar dhe monitoruar përhapjen e infeksioneve – në vend të mjeteve moderne të komunikimit dixhital.
Por shteti ka dështuar edhe më shumë për sa i përket kompetencave dixhitale të të rinjve. “Është një lëshim politik i klasit të parë që në 2021 duhet të konkludojmë se nuk ka asnjë shkollë që i nënshtrohet arsimit dixhital”, thotë Verwiebe.
Por nuk është vetëm dixhitalizimi që po kërcënon vende pune. Falë rritjes së elektromobilitetit, 200 mijë vende pune do të humbasin në industrinë gjermane të makinave në katër vitet e ardhshme, thjesht sepse motorët elektronikë dhe ngasësit elektronikë janë më pak kompleksë. Ky është rezultat i një studimi nga instituti ifo i porositur nga Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA).
Në të njëjtën kohë, sipas vlerësimeve të fundit, do të ketë edhe më shumë vende pune në fushën e prodhimit dhe mirëmbajtjes së makinave elektronike sesa do të humbasin në procesin e transformimit. /Telegrafi/