Me ndryshimet e fundit në “Facebook”, Zuckerbergu humbi 3.3 miliardë dollarë
14 janar 2018
| 13:30
Shefi i rrjetit social më të madh në botë “Facebook”, Mark Zuckerbergut, ka humbur 3.3 miliardë dollarë (2.71 miliardë euro) të vlerës së tij 76.4 miliardë dollarësh.
E gjithë kjo, pasi së fundi Zuckerberg, ka marrë vendim që t’i ndryshojë disa rregulla në “Facebook”për të vënë në prioritet postimet e familjarëve e shokëve mbi përmbajtjet tjera në murin e “Facebook”-ut.
Sipas “Indenpedent”, aksionet e “Facebook”-ut kanë rënë së fundi për 4.5 për qind.
Sipas listës së më të pasurve në botë, tani Zuckerberg renditet i katërti, pas miliarderit spanjoll Amancio Ortega që renditet në të tretin, Bill Gates në të dytin si dhe shefit të Amazon Jeff Bezos që zë vendin e parë në botë.