Ndryshimet në qeveri, Rama mbledh ministrat në Vlorë
Kryeministri Edi Rama pritet të mblidhet sot në Vlorë me ministrat dhe krerët e grupit parlamentar në një takim informal analize të 300 ditëshit të parë të mandatit të dytë të tij.
Takimi do të zhvillohet në vilën qeveritare të qytetit bregdetar, ku ministrat e qeverisë do të japin llogari për projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe për ato të mbetura pezull.
Raportimi i ministrave do konsolidojë bindjen e kryeministrit mbi performancën e ministrave të tij, gjë nga e cila varet e ardhmja e tyre në qeveri.
Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t’i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së në javën e parë të shtatorit, raporton gazeta “Dita”.
Gjatë asamblesë socialistët do të mësojnë se cilët emra do të ndryshojnë në kabinetin qeveritar dhe cilët do konfirmohen në detyrë.