Ndryshimet në qeveri, Rama shkon në Presidencë
28 korrik 2024
| 15:34
Pasi njoftoi lëvizjet në qeveri, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Begajt dekretet për ndryshimet e reja.
Më herët, që në nisje të Kongresit, Presidenti Begaj kishte mbërritur në Presidencë.
Ndryshimet: Kryetare Kuvendi- Elisa Spiropali, zëvendëson Lindita Nikollën Nënkryetar Kuvendi- Bledi Çuçi Kryetar i Grupit Parlamentar të PS- Niko Peleshi, zëvendëson Bledi Çuçin Ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin- Taulant Balla, zëvendëson Elisa Spiropalin Ministri i Brendshëm- Ervin Hoxhaj, zëvendëson Taulant Ballën Ministër Financash-Petrit Malaj, ikën Ervin Mete Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vëngu, zëvendëson Niko Peleshin