Ndryshimi fillon në nivele lokale

24 korrik 2022 | 13:04

Shkruan: Erblina E. Tahiraj

Sot, kur Komunat e udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pasqyrojnë modelet më të mira të qeverisjes e pa skandale, më duhet të ju drejtohem atyre që në vend të punës kanë premtimin dhe në vend të reflektimit kanë injorancën.

Me pushtetin që e dëshiruan që 20 vite në nivel lokal dhe qëndror, por dështimet e tyre nuk kanë të ndalur.
Qytetarët besuan dhe ua dhanë besimin atyre. Ata morën besimin, morën pushtetin, KAPËN SHTETIN.

Përkundër kundërshtimeve që u janë bërë, dhe mosbesimit në narrativat që ndërtonin, duke plandosur çdogjë që u bë nga të tjerët, ndonjëherë edhe më skeptikët kanë besuar se me ardhjen e tyre në qeveri, po vjen edhe ndryshimi.
Sot, kemi një qeveri, e cila për 20 vjet nuk vlerësoi asnjë të arritur të Kosovës, nuk vlerësoi kurrë të arriturat e të tjerëve në krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shpalljen e Pavarësisë së Republikës, krijimin e Ushtrisë së Kosovës, pavarësimin energjetik të Kosovës, infrastruktura rrugore, ndërtimi i shkollave e shumë projekteve tjera kapitale, por edhe institucioneve tjera të cilat i japin shpirt shtetit të Kosovës. Përkundrazi, në shumë procese, duke ndërtuar kauza të paqena ata baltosën çdo lider shtetëror e institucional, duke ia vënë në ballë etiketën prej tradhtari.

Tani, ka kohë që po presim për sukseset tuaja madhore dhe realizimin e programit qeverisës. Po pyesim se cilat janë ndryshimet që keni bërë për Komunat, për shtetin, për qytetarët, përpos punësimit të familjarëve tuaj nëpër pozita për të cilat nuk do të bëhen të denjë KURRË.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Walker është shndërruar në një nga lojtarët më të…