Ndryshimi i fundit i orës do të jetë në mars të vitit 2019
Lamtumirë ndryshimit të orës, evropanët do t’i thojnë në mars të vitit 2019, dhe pastaj çdo shtet anëtar i BE-së do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me kohën verore apo me atë të dimrit.
Komisioni i Bashkimi Evropian propozoi që t’i jepet fund ndryshimit të orës në muajt veror dhe dimëror të shteteve anëtare të BE-së.
Kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij, njoftoi rreth propozimit të rregullores së ndryshimit të aplikimit të orës verore dhe dimërore që është duke u zbatuar aktualisht.
Sipas kësaj, shtetet anëtare të BE-së, që nga viti 2019 nuk do të zbatojë orën verore dhe do të kalojë në një llogari të vetme. Vendet anëtare në prill të vitit 2019 do të vendosin për një llogaritje të vetme, verore ose dimërore.
Ata që do të zgjedhin llogaritjen verore ndryshimin e fundit të detyruar do ta bëjnë më 31 mars 2019, ndërsa ata që do të zgjedhin llogaritjen dimërore ndryshimin e fundit do ta bëjnë më 27 tetor 2019.
Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE).
Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas.
PE në muajt e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t’i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në.
Në sondazhin e bërë nga KE, në datat 4 korrik-16 gusht për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona.
84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin. /oranews/