Ndryshimi i klimës prek bujqësinë e blegtorinë, pasojat do t’i shohim pas vitit 2030
Ndryshimet klimatike po prekin të gjitha sferat e bujqësisë dhe blegtorisë. Profesori Ordan Çukalev thotë se rritja e temperaturave nuk është problemi i vetëm, pasi ndryshimet klimatike përveç që mund të shkaktojnë thatësira, mund njëkohësisht të shkaktojnë edhe vërshime të fuqishme për shkak të rritjes së intenzitetit të shirave. Çukaliev thotë se periudha më e rëndë do të vijë pas 2030-tës.
“Rritja e temperaturave shkakton stresin e nxehtësisë tek kafshët, bie produktiviteti i tyre, më pak qumësht, paraqiten sëmundje të shumëta, ja tashmë po vijnë sëmundje të reja edhe në blegtori edhe në prodhimin bimorë insekte të reja, dëmtues të rinj…. Tani sido që të jetë, të gjithë ankohemi, megjithatë akoma kemi prodhim, nëse duam të merremi me të ardhmen duhet të gjithë duhet ta rrisim vetëdijen dhe kapacitetin e bujqëve… Tek ne problemet presim t’i shohim pas vitit 2030, në masë të plotë, sepse tek ne pritet të ketë reshje më të dendura pas 2030-tës, tani kemi pak rritje të reshjeve, neve na pret periudha më e keqe. Por kemi mjaftueshëm kohë t’i përgatisim bujqit, nuk duhet t’i lëmë vetë,“ us shpreh Ordan Çukaliev, profesor në fakultetin e Bujqësisë.
Xhelali, një bujk që tërë jetën e tij e ka kaluar me kultivimin e prodhimeve bujqësore, thotë se vitet e fundit dallojnë shumë nga kohërat e mëparshme. Nëse dimri vazhdon të jetë i tillë, ai ka frikë se bujqit mund të ballafaqohen me pasoja të mëdha.
“Ka ndryshime të kohës, më herët, dimri fillonte me 11 muaj dhe deri në muajin e tretë, tash vjen dimri nuk shihet a ka dimër, dua të them se koha është e nxehtë, temperaturat janë të larta, se si do të ndikojë dhe si do të jetë vera, at nuk mund ta dijmë ne…… Varet, varet si do të jetë dimri, nëse ka dimër bëhet mirë, nëse jo, mund të ketë pasoja pastaj.. Nëse vazhdon koha kështu, dua të them se edhe bujqësia mund të merr fund. Shembull nuk ka shi, nuk ka borë, kam thatësira dhe mund të vjen deri te uria,” tha Xhelali, bujk.
Bujqit dhe agronomët thonë se me probleme më serioze ballafaqohet sfera e pemëtarisë dhe vreshtarisë, respektivisht mbjelljet që janë permanente. /alsat.mk