Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se çfarë moti do të mbajë në fundjavë mbi vendin tonë.
IHMK bën të ditur se do të ketë ndryshim të temperaturave, ku të shtunën temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën veriore dhe veriperëndimore të Dukagjinit mund te sjellin riga shiu, në viset e larta reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga pjesa veriperëndimore me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.
Kurse, ditën e diele mund të ketë edhe reshje të borës.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000m parashihen reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim.
Gjithshtu, IHMK thotë se do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore dhe veriperëndimore me shpejtësi 1-7m/s