Ndryshimi mes kapitalizmit dhe socializmit, i sqaruar përmes “Mercedes-Benz”-it

24 maj 2018 | 18:28

Po mbushja me naftë mercedezin tim, kur më afrohet një burrë dhe më thotë: “A e di se sa njerëz mund të ushqeje me paratë që të ka kushtuar makina? – kështu thotë rrëfyesi i një videoje që është bërë virale.

Përgjigjja e tij fillon e tërheq vëmendjen e lexuesit dhe jep një shpjegim shumë të qartë dhe konciz që diferencon kapitalizmin nga socializmi.

Unë iu përgjigja: Jo nuk e di. Por di se kam ushqyer shumë familje në Shtutgart, Gjermani ku janë prodhuar. Kam ushqyer në Japoni ku janë bërë gomat, në Guanajuato, Meksikë ku punëtorët kanë prodhuar pjesët e brendshme, në Kili ku minatorët kanë nxjerrë bakrin për kabllot elektrike.

Kam ushqyer personat që kanë prodhuar kamionët për transportimin e bakrit dhe shoferët e kamionëve. Kam ushqyer blegtorët që kanë shitur lëkurët e sediljeve, shitësin që më shërbeu me shumë dashamirësi madje edhe pastruesit e sallës së shitjeve. Kam ushqyer edhe me taksat që paguaj, me të cilat qeveria paguan rrogat e policëve, të mësuesve dhe të punonjësve civilë. Burri heshti, më ktheu shpinën dhe iku, – thotë rrëfyesi i videos.

Ky është ndryshimi mes kapitalizmit dhe socializmit. Kur ju blini diçka ju vendosni para në çantat e shumë njerëzve dhe kjo u jep dinjitet, sepse kanë prodhuar diçka dhe juve ju jep vlerë. Kjo para lëviz ekonominë, shumë ndryshe nga ajo që ndodh në socializëm që prodhon një botë të varfër.

Kur i jepni para dikujt në këmbim të asgjëje, ju i vidhni dinjitetin dhe vetëvlerësimin. Kjo para falas nuk prodhon asgjë, i shkatërron aftësinë e përmbushjes. Kapitalizmi është t’u japësh para që ju e fitoni me sforco në këmbim të diçkaje që për ju ka vlerë.

Socializmi është kur ju marrin paratë tuaja për t’ua dhënë falas dikujt që në pjesën më të madhe të herëve nuk kanë bërë asgjë për t’i merituar, – rrëfen rrëfyesi./bota.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli,…