“Ndryshimi po vjen” – Abdixhiku në Llap: Nga një darkë e zakonshme në një tubim madhështor
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u nis si një darkë e zakonshme porse, u shndërrua në tubim të madh.
I pari i LDK-së ka shkruar edhe se ‘‘Llapi nuk di ndryshe më’’.
Abdixhiku ka falenderuar të gjithë për mbështetjen, ku thotë se ndryshimi pa asnjë dyshim po vjen.
Postimi i plotë:
Ajo çfarë kishte nisur veç si një darkë e zakonshme fundviti me struktura në Llap, shpejtë u shndërrua në një tubim të madh me ardhjen e pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë nga kjo anë. Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë!
Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë!
Ju faleminderit për këtë mbështetje e këtë kryengritje! Ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen!