Ndryshohet orari i kufizimit të lëvizjes në Malishevë
09 prill 2020
| 19:17
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka marrë vendim për kufizime të reja të lëvizjes së njerëzve në Komunën e Malishevës.
Me vendimin e ri të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, nga ora 14:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit do të ketë kufizim të lëvizjes.
Deri më tani kufizimi i lëvizjes ka qenë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
/Epoka e re/