Ndryshohet masa për deputetin Shkumbin Demaliaj
04 tetor 2018
| 17:54
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj.
Nga masa e paraburgimit prej 30 ditësh, masa për të ka ndryshuar në arrest shtëpiak, ka bërë me dije avokati i Demaliajt, Arianit Koci.
“U aprovua ankesa ime. U ndryshua masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, për Shkumbin Demaliajn”, ka thënë Koci.
Demaliaj ishte arrestuar pasi kishte kërcënuar publikisht ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili kishte hetuar çështjen e veteranëve të UÇK-së.