Ndryshohet orari për ndeshjen Spanjë-Shqipëri

04 mars 2022 | 15:53

Sfida miqësore midis Kombëtares së Shqipërisë dhe Spanjës, e cila do të luhet në Katalunja në datën 26 mars 2022, nuk do të luhet në orarin që ishte vendosur në fillim.

Sfida ishte programuar që të luhej në orën 19:00, por pas disa konsultimeve të Federatës Spanjolle me FSHF-në dhe UEFA-n, miqësorja është vendosur të shtyhet me 45 minuta (19:45).

Pas Spanjës, Shqipëria do të presë në “Air Albania” Gjeorgjinë, në datën 29 mars 2022, si kuadër i përgatitjes për Ligën e Kombeve që starton në muajin qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin…