Ndryshon agjenda e Kurtit, shtyn takimin me ministrin e Austrisë
14 qershor 2022
| 12:11
Takimi i paraparë për në ora 13:45 mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg është shtyrë për një orë më vonë.
Lajmi u bë i ditur në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit.
Takimi do të zhvillohet në objektin e qeverisë, teksa nuk është zbuluar arsyeja për shtyrjen e këtij takimi.
Vizita e kryediplomatit të Austrisë vjen një ditës pas vizitës të cilën e kishte në Beograd.