Ndryshon formati i Ligës së Kampionëve
17 janar 2020
| 18:07
Mesa duket Liga e Kampionëve do të ndryshojë format. Të paktën, sipas prestigjiozes “Times”, që flet për këmbënguljen e klubeve të mëdha evropiane për ta ndryshuar veprimtarinë kryesore në kontinent brenda vitit 2024.
Ideja është që veprimtaria të ketë katër ndeshje më shumë sesa aktualisht dhe idetë janë dy: të rikthehen grupet e dyfishta ose të ndryshohen grupet duke i kthyer me gjashtë skuadra secilin. Mesa duket ka një pajtim me ECA-s dhe UEFA-s për këtë çështje.
Aktualisht, dy skuadrat që mbërrijnë në fund të turneut dhe diskutojnë finalen e madhe, zhvillojnë secila nga 13 ndeshje, ndërsa me formulën e re do të luanin nga 17 ndeshje secila.