Ndryshon ora e vizitës së ministrave Sveçla dhe Balla në Qafë Morinë
07 korrik 2024
| 14:51
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij i Shqipërisë, Taulant Balla, nesër do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.
Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
Ora e takimit të dy ministrave u ndryshua, nga ora 11:30 në 13:00.