Ndryshon orari i ndeshjes Flamurtari-Vushtrria
29 shkurt 2020
| 18:01
Ndeshja e javës së 20-të në Ipko Superligë ndërmjet Flamurtarit dhe Vushtrrisë, e paraparë të zhvillohet të dielën është shtyrë si pasojë e kushteve të vështira në fushën e stadiumit të Flamurtarit pas reshjeve të djeshme të borës.
Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të hënën, më 2 mars në ora 13.00.