Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë, vendosen afate të reja

04 nëntor 2024 | 13:40

Platforma e-Kosova ka bërë me dije se me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë vendosur afate dhe kushte të reja për aplikimin për shtesa për fëmijë.

Qytetarët tash e tutje mund të aplikojnë vetëm nga data 1 deri më 10 të çdo muaji.

Këto afate vlejnë për të gjithë ata fëmijë të cilët deri tash nuk kanë aplikuar për shtesa. “Ju informojmë se nga ky muaj me vendim të Ministrisë së Financave

Punës dhe Transfereve janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesa për fëmijë. Afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të kryhet brenda tre muajve të parë të lindjes së fëmijës.

Në rast se aplikimi nuk bëhet brenda këtij afati, kërkuesit duhet të kalojnë përmes një procesi verifikimi për të vijuar me aplikimin.

Qytetarët ftohen të respektojnë këto afate për të garantuar përpunimin e aplikimit në kohë. Për informata të mëtejshme, qytetarët mund t’i referohen vendimit të Ministrisë në platformën e-Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë muaj burgim efektiv është verdikti i marrë ndaj avokatit,…