Ndryshon procedura për termine në Ambasadën e Gjermanisë

29 nëntor 2021 | 14:53

Ambasada Gjermane në Kosovë ka ndryshuar procedurën e terminëve për viza. Dhënia e terminëve për viza do të ndryshojë duke filluar nga 1 dhjetori. Terminët do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.

“Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminët do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit. Për këtë nga data 01.12.2021 në orën 14:00 fillimisht do të hapet një listë e re e regjistrimeve për kërkesa për termine. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime gjatë gjithë kohës deri më 17.12.2021 në orën 12:00. Lista më pastaj nuk do të mbyllet, sikurse ka qenë rasti deri tani, kur është arritur një numër i caktuar i përgjithshëm i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista aktuale e regjistrimeve do të mbyllet më 17.12.2021 në orën 12:00 dhe nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në janar/fillim të shkurt 2022”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, duke dhënë detaje të tjera për aplikim.

“Regjistrimet e personave, të cilët nuk marrin termin, fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termine në shkurt/fillim të marsit, është i nevojshëm një regjistrim i ri në janar. Ambasada do të njoftojë me kohë për periudhën e hapjes së listës së regjistrimit për janar. Në fund të janarit, personat e përzgjedhur me short do të marrin njoftimin nga ambasada për ditën kur iu caktohet termini në shkurt/fillim të marsit”, ka njoftuar kjo ambasadë.

Detajet e hollësishme i gjeni duke klikuar: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Kim Zolciak, Brielle Biermann është dukur e mahnitshme…