Ndryshon salca bolonjeze për makaronat, publikohet receta zyrtare
Ndryshon zyrtarisht receta për salcën bolonjeze. Akademia Italiane e Kuzhinës ka paraqitur një version të ri në Dhomën e Tregtisë së Bolonjës, duke përshtatur recetën origjinale me zakonet e konsumit të familjeve të sotme.
Dallimi kryesor në lidhje me recetën e parë të paraqitur më 17 tetor 1982 është përdorimi i mishit. E ashtuquajtura “cartella” (diafragma e viçit), nuk gjendet më lehtësisht në supermarketet e qytetit dhe për këtë familjet kanë filluar të përdorin gjithnjë e më shumë mishin e grirë që ofrojnë dyqanet.
Receta e re kërkon përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, mish të grirë nga kofsha e viçit, pançetë e freskët, qepë, selino dhe karota, verë e bardhë ose e kuqe, salcë domateje, një gotë qumështi opsional ose lëng mishi.
Nuk lejohen absolutisht si përbërës në këtë recetë, proshuta e tymosur, mishi i derrit, hudhra, rozmarina, majdanozi, rakia në vend të verës dhe mielli.
Midis variacioneve të lejuara është përdorimi i mëlçive të pulës, zemrat, sallami i derrit i prerë hollë, bizelet e zbardhura të shtuara në fund të gatimit dhe kërpudhat.