Në 02.00 ora shkon një orë para
28 mars 2020
| 08:40
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) fillon llogaritja verore e kohës. Ora do të shkojë 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orën 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë.
Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas. Llogaritja dimërore do të rifillojë nga e diela e fundit e tetorit (25 tetor).