Në 110-vjetorin e lindjes të asaj që do të jetë e pavdekshme deri në fundin e botës
Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku
Nga jeta e përditshme frymëzohemi për aktivitetet tona jetësore duke pranuar që gjërat të shkojnë Laissez faire Laissez paseer (gjërat shkojnë në rrjedhën e vet) e pak të sakrifikojmë për gjëra që ndryshojnë rrjedhat e ditës. Gatishmëria për të ndryshuar rrjedhat e veprimeve të zakonshme ditore është faza iniciale për njerëzit të bëjnë gjëra të mira në jetë. Veprimet tona ditore janë derivat i rrethit familjar dhe shoqëror por me dominim klasik të familjes. Ne jemi të pavetëdijshëm për pjesëmarrjen e madhe të formimit tonë nga rrethi familjar. Familjen figurativisht mund ta perceptojmë si rrethi i parë i ndikimit në formimin tonë, rrethi i dytë është shoqëria që na tangon, rrethi i tretë është edukimi, rrethi i katër është kombi apo shteti, rrethi i pestë është bindja fetare. Në jetën e përditshme rritja e rezonit intelektual të njerëzve matet me kalimin në rrethet e sipërcekura. Shumica e njerëzve nuk arrin as në rrethin e katërt për shkak të kufizimeve që vijnë nga niveli intelektual që posedojnë. Unë i vështroj shpesh edhe rastet kur formimi intelektual nuk është kaluar as në rrethin e dytë madje.
Një personalitet që do të duhej admiruar për formimin intelektual duke kaluar të pestë rrathët është SHËN TEREZA. Ajo kaloj nga rrethi i parë në të dytin e në të tretin në një moshë shumë të re. Kjo ndodhi për shkak të rrethanave që ju imponuan në kuptimin e fatkeqësisë familjare duke mbetur e re pa babain dhe duke mbetur pa mbështetje shtetërore në vendin ku u rrit (Shkup). Në moshë të re u dedikua të shërbej për kishën dhe duke besuar në vlerat kishtare ajo gjeti rrugën e kalimit të rrethit të pestë. Ajo derisa formohej dhe zhvillohej në misionet kishtare u vu në shërbim të njerëzimit dhe vlerave universale me besimin e pastërt se po i kryen detyrat që i ka ndaj zotit e këtë më së miri e ilustron me thënien se në sytë e të varfërve dhe të sëmurëve shoh zotin. Të jetuarit pas kalimit të rrethit të pestë është një jetë që nuk njeh heterogjenitet në botë por bota shikohet si homogjene dhe vlerat që njeh njeriu nga kjo prizmë janë të karakterit universal. Se SHËN TEREZA e pati hendikep rrethin e katërt që nuk e shijoi flet interesimi i saj për trojet shqiptare edhe pse epiteti i saj ishte NËNA E BOTËS. Kjo e bënë figurën e saj edhe më kuptimplotë dhe më tipike për të mbushur zbrazëtirat e shpirtit.