
Në 2018-n ndërtohen dhjetë shtëpi për raste sociale në Obiliq
04 dhjetor 2017
| 16:32
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Obiliqit, Ibush Mjekiqi, është takuar me drejtoreshën e organizatës joqeveritare me seli në Prizren, Head of ASB Kosovo, Dafina Hoxhën.
Në këtë takim u diskutua programi për rindërtim i kësaj organizate gjithashtu edhe ai për mbështetje në mekanizmin bujqësor.
Për vitin tjetër parashihet ndërtimi i dhjetë shtëpive për të gjitha komunitetet të cilat do të financohen nga ministria e Jashtme e Gjermanisë me participim edhe të Komunës së Obiliqit, transmeton “Klan Kosova”.