Në 2023-tën pritet të vendoset përmendorja e Skënderbeut në Tuz
21 dhjetor 2022
| 21:51
Kuvendi i Komunës së Tuzit sot ka mbajtur një mbledhje ku në rend dite ishin disa vendime për vitin 2023.
Njëra nga temat e rendit të ditës ishte vendimi për vendosjen e përmendores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, mbrojtja e tokës së Rrogathit në Dhe të Zi të uzurpuar nga shteti, buxheti për vitin 2023 me mbi 8 milionë euro, eksproprijimi i tokës për ndërtimin e bulevardit prej te ura e Zharnices e deri te ndërtesa e komunës, blerja e truallit për ndërtimin e objektit të shkollës në Dhe të Zi, aprovimi i planeve vjetore të ndërmarrjeve publike.
Kryetar i komunës së Tuzit, pas mbajtjes së mbledhjes, ka publikuar një fotografi në Facebook me mbishkrimin “Bac u kry”, që nënkupton se këto vendime janë miratuar.