“Në 2024-n do të kemi një pranverë ballkanike”
Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, është shprehur se në vitin 2024 pritet të kemi një “pranverë” ballkanike.
Komentet Shala i bëri për “Euronews Albania”, ku tha se një konflikt e madh pritet të ndodhë mes Serbisë e Kroacisë për shkak të situatës së Bosnjë Hercegovinë.
Ai tha gjithashtu se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e bëri të qartë pas zgjedhjeve, se fitorja nuk ishte vetëm por serbët në Serbi, por për serbët në mbarë rajonin, çka sipas tij, nënkupton nxitjen e konflikteve.
“Me e keqja mund të ndodhë në konfrontime mes Serbisë e Kroacisë, ku arenë e konfrontimit do të jetë Bosnjë Hercekovina. Bosnja në qëndrimin e saj federal e ka pranuar qëndrimin e saj në të ardhem europiane, ndërsa Dodik do të luajë që të shkëputet nga entiteti dhe ti bashkohet Serbisë. SHBA kanë deklaruar se nuk do të lejojnë destabilitet.
Bosnja është në qendër të një goditje të re që mund të prekë Ballkanin. Por a mund të ndodhin këto në 2024? Jo sepse gjatë kësaj kohë do të ketë zgjedhje në disa vende respektive të Ballkanit Perëndimor. Pra do të pritet se cili krah do të fitojë në Bashkimin Europian, për të parë se cila ideologji do të jetë mbizotëruese.
Nëse do të ketë ndonjë konflikt në Ballkan, padyshim se shkaktar do të jetë Vuçiç, i cili pas fitores së zgjedhjeve në Serbi, deklaroi se kjo fitore nuk ishte vetëm e serbëve në Serbi, por e serbëve në gjithë rajonin°, tha Shala.