Në 2024-n pritet të rihapet Katedralja Notre Dame
18 shtator 2021
| 21:43
Në vitin 2024 pritet të rihapet për publikun Katedralja Notre Dame në Paris, pas zjarrit që e kishte dëmtuar në 2019-n.
Siç njofton CN, ekipi mbrojtës dhe restaurues francez ka thënë se ka përfunduar sigurimi i katedrales, derisa kanë mbetur edhe disa intervenime në “fazën e sigurisë”, si mbrojtjen e skulpturave të katedrales, forcimit të dyerve dhe largimin e skeleve të kallura.
“Zyrtarisht po themi se katedralja tani është e shpëtuar”, deklaroi Jean-Louis Georgelin, presidenti i organizatës për restaurimin e ndërtesës.