Në 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ish drejtuesit e UÇK-së para gjykatës në Hagë
23 mars 2021
| 21:56
Të mërkurën e 24 marsit, ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u akuzuar për krime lufte, do të dalin para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo ditë qëllon të jetë në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet serbe, që kishte nisur më 24 mars 1999, njofton Klan Kosova
Ani pse kjo datë zakonisht kujtohet me krenari nga kosovarët, kësaj here, banorët e Burojës e Broboniqit thonë se është më e zbehtë për shkak të akuzave ndaj atyre që e mbrojtën pragun e shtëpisë.