Në 22-vjetorin e vdekjes, Lulëzim Etemaj përkujton atdhetarin Jashar Salihu
Publicisti dhe njëri nga nismëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, Lulëzim Etemaj, ka përkujtuar Jashar Salihun në 22-vjetorin e vdekjes.
Etemaj ka shkruar në “Facebook” se ta kesh një Jashar Salihu, do të thotë e ke një pedagog të shkëlqyeshëm, një ish-të burgosur politik të pathyeshëm, krah i fuqishëm i Jusuf Gërvallës, një nga veprimtarët shembull të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve.
“Sot e ka 22-vjetorin e shuarjes fizike Jashar Salihu. Ta kesh një Jashar Salihu, do të thotë e ke një pedagog të shkëlqyeshëm; një ish-të burgosur politik të pathyeshëm, krah i fuqishëm i Jusuf Gërvallës; një nga veprimtarët shembull të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve; një ministër të zellshëm të financave të luftës çlirimtare të Kosovës, njëkohësisht dhe diplomat të rryer dhe gjeneral të UÇK-së…NJË HERO të veçantë! Kosova, përgjithësisht Shqipëria, është me fat që e kishin një Jashar Salihu. Ai gjatë gjithë jetës ishte njëri nga ata të majave, që kurrë nuk iu shmangën devizës së Isa Boletinit: ‘Unë jam mirë kur asht mirë Shypnia’. Ndjehem me fat dhe krenar që e kisha mik! U kujtoftë dhe nderoftë përjetësisht meritueshëm përkushtimi dhe sakrifica e Tij!”, ka shkruar Etemaj.