Në 23-vjetorin e rënies heroike të Komandant Tamulit

02 prill 2022 | 14:41

Nga: Sali Bislimi

Kur kulqedra vrastare serbe sulmoi Kosovën, djemtë më të mirë të saj iu kthyen atdheut, i tillë ishte edhe patrioti luftëtari i lirisë, i cili nga Gjermania u kthye për në Kosovë për t’i dalë zot atdheut.
Me pak bukë ner sjetull në borë dhe shi, shumë herë në këmbë nga Kosova në Shqipëri për t’i sjell armatim luftës së UÇK-së dhe për t’u përballur me forcat serbe barbare në Llapushnik në Pashtrik, Rahovec dhe Raqak. Duke minuar tokën nga kalonte makineria vrastare serbe dha jetën nga një eksplodim mine, e cila ia mori duart dhe këmbët. Deri në frymën e fundit të jetës ishte duke u kujdesur për fatin e shokëve të tjerë!
Amaneti tyre u arritë për Kosovën e lirë dhe të Pavarur, ku sot linden dhe rriten gjeneratat e reja dhe shetisin lirshëm në sheshet që mbajnë emrat e heronjeve tanë!
Lavdi kushes Shefket, i cili u ngrit Lapidar në tokën e Dardanisë në zemrat tona dhe të gjithë Shqiptarisë.
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit që i dhanë dritë dhe liri Atdheut!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës…