Në 23-vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori Enver Kukaj
05 maj 2022
| 15:56
Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të rënies së dëshmorit, Enver Kukaj, nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala me drejtorë të drejtorive komunale, familjarë edhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e fshatit Tërstenik.
Pranë varrit të dëshmorit, Enver Kukaj, nënkryetari Shala dhe drejtorë të drejtorive komunale kanë vënë kurora lulesh të freskëta dhe kanë mbajtur një minutë nderim për jetën dhe veprën e dëshmorit Enver Kukaj.
“Pa veprat heroike të dëshmorëve të kombit, shteti ynë nuk do të bëhej, ata meritojnë respekt dhe nderim sepse kjo liri është rezultat i angazhimit të tyre deri në flijim për çlirimin e vendit. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Enver Kukaj!”, ka thënë Shala.